
Shërbimet Fizioterapi

ORTOPEDIK

POST-TRAUM

POST KIRURGJIKAL

SPORTIV

NEUROLOGIK
Rehabilitim Reumatologjik
Ky lloj rehabilitimi trajton patologji autoimune dhe degjenerative, të cilat përfshijnë aparatin muskularo-skeletik. Më të përhapurat janë artriti, artroza, osteoporoza, spondiliti ankilozues, fibromalgji dhe sklerodermi. Këto patologji godasin si meshkujt ashtu edhe femrat e çdo moshe. Ato karakterizohen nga dhimbje apo deformime të mundshme muskularo-skeletike, të shoqëruara në disa raste edhe nga probleme të mundshme të organeve.
-
Artriti
-
Artroza
-
Osteoporoza
-
Spondiliti ankilozues
-
Spondialtroza
-
Fibromalgji dhe sklerodermi
-
Artriti Reumatoid (dhimbje e kyçeve)
Rehabilitim Neurologjik
Kjo degë e mjekësisë rehabilituese merret me rikuperimin e defiçiteve dhe aftësive të kufizuara që shkaktohen nga sëmundjet neurologjike. Sëmundjet më të zakonshme neurologjike përfshijnë dëmtime të trurit, sklerozën e shumëfishtë, epilepsinë, aksidentet cerebrovaskulare ose dëmtimet në palcë kurrizore ashtu edhe sëmundjen e Parkinsonit dhe Alzheimerit. Në këto raste, procesi i rehabilitimit merr një rëndësi thelbësore pasi synon të ndihmojë pacientët të rimarrin autonominë e tyre fizike, mendore dhe psikologjike.
-
Plegji (mungese totale e levizjes)
-
Demtime Cerebrale
-
Paralizë Faciale
-
Probleme të Ekuilibrit, Koordinimit dhe Lëvizjes
Rehabilitimi Pediatrik
Trajtimi pediatrik lidhet me paaftësitë e rënda te pacientët e vegjël që kanë pasoja shëndetësore si rezultat i ndërhyrjeve neurokirurgjikale, operacioneve komplekse ortopedike-funksionale apo që vuajnë nga patologji serioze të skoliozës. Trajtimi dhe rehabilitimi i pacientëve, ashtu si edhe trajnimi i familjarëve, përbëjnë aspekte thelbësore të kujdesit për kthimin e shëndetit total.
-
Pleksius Brakial (grupi i nervave të krahut që con në parez ose në paralizë)
-
Tortikolis (shtrembërimi i qafës)
-
Paralizë Cerebrale Infantile
Diagnoza Ortopedike-Traumatologjike
Fizioterapia luan një rol thelbësor në rehabilitim pas traumave të aparatit muskularo-skeletik si edhe për rehabilitimin pas ndërhyrjeve kirurgjike ortopedike. Përmes terapive fizike specifike dhe ndjekjes së protokolleve të duhura të ushtrimeve terapeutike me vështirësi duke ardhur në rritje, fizioterapisti ndihmon pacientin të menaxhojë dhimbjet pas operacioneve apo pas traumave të ndryshme dhe të rikuperon aftësitë motorike, të cilat mund të jene kompromentuar nga traumat.
-
Hernie Diskale
-
Skoliozë (shtrembërim/deformim i shtyllës kurrizore)
-
Hiperlordozë
-
Hiperkifozë
-
Frakturë
-
Rehabilitim Post-Operator
-
Shpatulla e Ngrirë
-
Tendinite (inflamacion i tendinave)
Rehabilitim Geriatrik
Ky rehabilitim ka për qëllim rikuperimin e aftësive motorikë të humbura ose të dëmtuara te pacientët e moshuar, si prej faktorësh që lidhen me moshën, ashtu edhe prej patologjive të cilat kanë reduktuar ose kan anulluar totalisht funksionet motorike. Problematikat e mundshme që shfaqen lidhen me dekondimin fiziologjik, dëmtimin nga problemet kardio-vaskulare dhe ato osteo-artikulare.
-
Osteoporoza
-
Artritet
-
Morbus Parkinson
-
Alzhaimer
-
Linfodrenazh (përmirësim i qarkullimit të linfës)
Riedukim Postural
(edukim i qëndrimit korrekt)
Riedukimi postural është një teknikë riabilituese e cila lejon të riekuilibrohen ndryshimet muskularo-skeletike. Falë qëndrimeve të udhëzuara, aktive dhe pasive, mund të trajtohen dhe të zgjidhen spazma dhe kontraktime muskulare, keqfunksionime të artikulacioneve dhe lëvizje të shtyllës kurrizore.
Përmes riedukimit postural dhe zgjatjes muskulare trajtohen problemet fizike me qëllim riekuilibrin e përgjithshëm të trupit duke rekuperuar mirëqenien fizike pa dhimbje.
Masazh Terapeutik
Masazhi është një teknikë manuale që përdoret për reduktimin dhe shërimin e tensionit në muskujt e trupit. Trajtimi funksionon duke përdorur teknikën e ushtrimit të presionit të thellë në muskuj dhe nyjet lidhëse. Disa prej formave të masazhit terapeutik të përdorura në klinikën tonë përfshijnë:
-
Masazh Terapeutik i Plotë (45/60 minuta)
-
Masazh Sportiv
-
Masazh Relaksuar
Shërbim Fizioterapie në Shtëpi
Ekspertët e specializuar në ofrimin e trajtimeve të ndryshme fizioterapeutike mundësojnë zgjidhjen e problemeve te pacientët të cilët e kanë të pamundur lëvizjen nga ambientet e shtëpisë. Me përdorimin e aparaturave specifike që i përshtaten nevojave dhe problemeve të pacientëve, mundësohet rekuperimi më i shpejtë deri në shërim të plotë të tyre.